14 persona kaluan natën te Kavalishenca, dëme të konsiderueshme nga përmbytjet në Durrës

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 13:04 | Aktualitet

14 persona kaluan natën te Kavalishenca, dëme të konsiderueshme

Uji është tërhequr nga shumica e zonave të prekura në Bashkinë e Durrës, ku pas ndërprerjes së reshjeve dhe përmirësimit të motit, situata e përmbytjeve në Durrës po shkon drejt normalizimit.

Megjithatë, A2 CNN mëson se 14 persona, pjesëtarë të tre familjeve e kanë kaluar natën e kaluar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Deri më tani, sipas Bashkisë, është përfunduar vlerësimi në 100 banesa dhe procesi po vijon për të tjerat.

Ndër zonat më problematike mbeten ish-këneta, Shkozeti dhe Plazhi, ku ende ka prezencë uji në banesa dhe në disa rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos