Incident në ceremoninë mortore, qytetari i drejtohet kryeministrit grek me thirrjet “rroftë Çamëria”

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 15:30 | Aktualitet

Incident në ceremoninë mortore, qytetari i drejtohet kryeministrit

Mikpritja e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, përtej duartrokitjeve nga besimtarët u shoqërua edhe me thirrje nga qytetarët.

Në një moment teksa kryeministri Mitsotakis futej në Katedralen Ngjallja e Krishtit u dëgjuan thirrje nga qytetarët “Rroftë Çamëria”, “Poshtë Beleri”.

Ndërsa pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe edhe eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian, Fredi Beleri. Prania e tyre nuk u ka shpëtuar qytetarëve edhe gjatë këtij momenti kur po kryhej shërbesa e varrimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos