Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 17:13 | Aktualitet

Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në

Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në Itali.

Emigrantët e paligjshëm duhet të qëndrojnë në Gjadër, teksa kanë 7 ditë kohë për të bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit të Romës.

Kujtojmë se vetëm 44 nga 49 emigrantët e mbërritur në Shëngjin u akomoduan në Kampin e Gjadrit.

Të kthyerit në Itali, 4 janë minorenë e 2 me probleme shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos