“Aboneja vajtje-ardhje e Adriatikut”, a ka dështuar marrëveshja për emigrantët në Gjadër?

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 22:52 | Aktualitet

Duket se ardhja e emigrantëve që u përfol me aq shumë bujë pas marrëveshjes, edhe ajo e përfolur aq shumë mes Italisë dhe Shqipërisë, po kthehet në një udhëtim me abone mujore për emigrantët që vijnë nga porti i Lampeduzës drejt kampit të famshëm të Gjadrit.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Romë kanë pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke e referuar çështjen sipas vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave italiane, ditën e djeshme janë refuzuar të gjitha kërkesat për azil, përveç njërit, të emigrantëve që ka mbetur në Gjadër. Pas seancave dëgjimore me videokonferencë me Komisionin e Azilit për të shqyrtuar ecurinë e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare, erdhi përgjigja: të gjitha kërkesat për azil u gjykuan "dukshëm të pabazuara".

Gjykata e Apelit të Romës pezullon kështu vendimin e vlefshmërisë së ndalimit të 43 emigrantëve të sjellë të premten e kaluar në Shqipëri. Gjykata gjithashtu ia referon “çështjen” Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos