Spitalet në vështirësi për gjak, Qendra Kombëtare e Dhurimit në fushatë bashki më bashki

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 16:37 | Aktualitet

Qendra kombëtare e Dhurimit të Gjakut është në vështirësi për të përballuar nevojat jetike përgjak, të  fëmijëve talasemikë dhe urgjencave.

Rreth 100 njësi sigurohen në ditë nga kjo qendër, por  më shumë se gjysma janë dhurime familjare për operacionet e planifikuara.

Ende të ulta janë dhurimet vullnetare të gjakut,  të cilat shkojnë për fëmijët me talasemi dhe urgjencat nga aksidentet.

Banka  Kombëtare e Gjakut ka vendosur të shkojë  bashki më bashki për të kërkuar ndihmën e qytetarëve për dhurime vullnetare. Një njësi gjak mund të shpëtojë deri në tri jetë. Ndërsa për çdo dhurues vullnetar, prej disa vitesh qeveria  ka vendosur ta shpërblejë deri në dy ditë pushim.

Nivelet më kritike të dhurimeve vullnetare u shënuan gjatë pandemisë së COVid-19, ndërsa nevojat e fëmijëve talasemikë nuk ndryshuan, 1 njësi gjak për çdo 2 javë.

Kërkesat më të mëdha për gjak janë për grupet e rralla më rezus negativ.

Aktualisht ne vendin tonë janë rreth 7 mijë dhurues, por vullnetarë vetëm 25% pasi pjesa tjetër e gjakut vjen nga dhurimet familjare për operacionet e planifikuara. Në vende të Bashkimit Evropian si Franca apo dhe të tjera nevojat për gjak mbulohen 100% nga dhurimet vullnetare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos