Kthehen për në Itali emigrantët e mbërritur pak ditë parë në Shëngjin, të cilët do të qëndronin në kampet e ngritura për refugjatët, pas marrëveshjes Rama-Meloni.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Romë kanë pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke e referuar çështjen sipas vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave italiane, janë refuzuar të gjitha kërkesat për azil, të emigrantëve që ka mbetur në Gjadër, përveç njërit. Pas seancave dëgjimore me videokonferencë me Komisionin e Azilit për të shqyrtuar ecurinë e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare, erdhi përgjigja: të gjitha kërkesat për azil u gjykuan "dukshëm të pabazuara".
Gjykata e Apelit të Romës pezulloi kështu vendimin e vlefshmërisë së ndalimit të 43 emigrantëve të sjellë të premten e kaluar në Shqipëri.
Gjykata gjithashtu ia referon “çështjen” Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)