“Pushofsh në paqen e Zotit e shtrenjta jonë”, ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 08:54 | Aktualitet

“Pushofsh në paqen e Zotit e shtrenjta jonë”, ndahet nga

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare.

Ka qenë vetë ish-ministri Lleshaj i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij, Violeta Lleshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se Violeta me ikjen e saj nga jeta la pas pikëllim të thellë në shtëpinë e tyre, shkruan A2 CNN.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.  Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos