Të burgosurit në burgun e Durrësit janë vendosur në alarm pas përmbytjeve që janë shënuar në këtë qytet.
Sipas A2 CNN, bëhet me dije se ujrat e zeza kanë shpërthyer në katin e parë të këtij institucioni, ku gjenden të dënuar, por edhe persona në hetim e gjykim, bëjnë me dije burime brenda këtij institucioni.
Burgu gjendet në zonën e ish-kënetës, një prej më të prekurave nga përmbytjet. Sot pasdite ujrat kanë shpërthyer duke hyrë në katin e parë ku gjenden qelitë e të dënuarve.
Të burgosurit në katin e parë janë zhvendosur në katin e dytë. Një prej të burgosurve me shtetësi amerikane ka ngritur alarmin se shpërthimi i ujrave të ndotur brenda burgut rrezikon hapjen e sëmundjeve infektive tek të dënuarit.
Kanali i ujrave të zeza kalon pranë burgut të Durrësit dhe nga rreshjet e shiut ka shpërthyer duke sjellë këtë situatë të pazakontë e të rrezikshme. Zona e ish-kënetës mbetet më problematikja në Durrës, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)