Reshjet me intensitet të orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.
Zona me përbërje të brishte argjilore, favorizuar nga shiu, ka bërë që masive dheu të shkëputen dhe të bien në rrugën që lidh qytetin me brrylin, e më tej zonën e Currilave.
Pavarësisht këtij fenomeni, në pothuajse të gjithë pjesën e sipërme të kodrës janë ndërtuar së fundmi edhe disa banesa. (A2 Televizion)