Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Pesë banesa shkrumbohen nga zjarri në Burrel

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 21:58 | Aktualitet

Pesë banesa janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Burrelit, pas një zjarri të rënë mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, zjarri fillimisht ka rënë në banesën e shtetasit me iniciale S.S., por flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur edhe banesat pranë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit  janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët”.

Uniformat blu kanë ndërhyrë duke evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk raportohet për asnjë banor të lënduar.

Zjarrfikësit po ashtu kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu