Brenda 2 ditësh, 50 gjoba për këmbësorët në Korçë

Nga Artin Halili
12 Janar 2024, 10:58 | Aktualitet

Brenda 2 ditësh, 50 gjoba për këmbësorët në

Sektori i qarkullimit rrugor në policinë e Korçës ka filluar disiplinimin e trafikut nga këmbësorët.

Vetëm në 48 orët e fundit, sipas komandantit të trafikut, Klajdi Shameti, janë vendosur 50 masa administrative për këmbësorët, të cilët nuk kanë respektuar vijat e bardha.

Në ditët e para të aksionit, policia rrugore është përqendruar në zonat me më tepër trafik, por kontrolle ka pasur e në akse të tjera të rrugëve urbane.

Masat administrative për këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën, variojnë nga 500-2000 lekë. Për vjeljen e këtyre gjobave, policia rrugore ka qenë e detyruar të mbajë kartën e identitetit për shkelësit e qarkullimit rrugor.

Në qytetin e Korçës në të gjithë bulevardet, por dhe në rrugën hyrëse të këtij qyteti ka prani të madhe të vijave të bardha çka tregon se sektori i qarkullimit rrugor është treguar i kujdesshëm për të respektuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por pavarësisht kësaj, shkelësit janë të shumtë në numër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos