Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Gjokutaj shkon në GJKKO, merr vendimin e arsyetuar për ashpërsimin e masës së Berishës

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 10:18 | Aktualitet

Gjokutaj shkon në GJKKO, merr vendimin e arsyetuar për

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme antikorrupsion (GJKKO) për të tërhequr vendimin e arsyetuar të ashpërsuar për ish-kryeministri.

Pasi doli nga GJKKO, Gjokutaj zgjodhi që të mos japë një deklaratë për mediat.

Në vendimin e arsyetuar, thuhej se arsyet përse u vendos për ashpërsim mase ndaj ish-kryeministrit ishte mosbindja ndaj masës detyrim paraqitje të vendosur nga gjykata dhe rreziku për dëmtimin e provave apo ndikimin te dëshmitarët.

Sipas Gjykatës së Posaçme, ish-kryeministri nën hetim për “korrupsion” në mënyrë të qëllimshme nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për t’u paraqitur në SPAK: “...nga ana e personit nën hetim Sali Berisha, nuk është paraqitur asnjë arsye e qenësishme që të justifikojë shkeljen e detyrimeve të përcaktuara në vendimet e gjykatës. Pretendimi i kërkuesit se arsyeja e moszbatimit të vendimit të gjykatës, lidhet me argumentimin se duhet të ishte dhënë autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për heqjen e lirisë së tij, para se të caktoheshin masat e sigurimit... , nuk qëndron, për sa kohë ligji ka parashikuar në mënyrë të qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve në këtë situatë faktike: të drejtën e ankimit ndaj vendimit të gjykatës, por edhe detyrimin për ta zbatuar atë”. 

Ndërsa pretendimet e Berishës se arsyet e masave të sigurimit ndaj tij janë insinuata politike në dëm të liderit të opozitës dhe aksionin politik përshkallëzues, janë çmuar si vlerësime subjektive dhe të pabazuara nga gjyqtarja Gjoka.

Vendimi është ankimuar nga avokatët e Berishës, ndësa ende në Apel nuk është caktuar një datë për shqyrtimin.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli