Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 12:42 | Aktualitet

Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje

Shqipëria do të dërgojë në mision 22 ushtarakë në detin Egje. Vendimi është marrë, ditën e sotme, në mbledhjen e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se me dërgimin e kësaj trupe, shkon në 8 numri i misioneve ku Shqipëria është aktive.

“Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije Iliria në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, sot u mor vendimi për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“U ra dakord, për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80-vjetorit, do të festohet në gjithë Shqipërinë. Do ketë një koordinim, nga Ministria përmes një komiteti shtetëror", tha Peleshi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli