Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Lajm i trishtë, ndërron jetë sipërmarrësi Dritan Mezini

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 11:22 | Aktualitet

Lajm i trishtë, ndërron jetë sipërmarrësi Dritan Mezini

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, Dritan Mezini, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit. Një lajm i hidhur jo vetëm për të afërmit, por për të gjithë ata që e njihnin dhe kishin bashkëpunim me të.

Gjithmonë i papërtuar për të ndihmuar çdokënd që kërkonte ndihmën apo ekspertizën e tij, i papërtuar me gazetarët për t’iu përgjigjur kurdo për interes publik. Artan Mezini do t’i mungojë botës akademike, opinionit publik, por mbi të gjitha ekonomisë së vendit, që humbi një prej inovatorëve dhe guximtarëve në nisma të rëndësishme.

Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet, Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit digjital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com, anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne dhe më gjerë.

Dritan Mezini po ashtu ishte folës publik dhe trajner i spikatur në fushën e përdorimit të teknologjisë për një biznes të suksesshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

I diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës, ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani