Prej 3 janarit në spital, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 11:01 | Aktualitet

Prej 3 janarit në spital, përkeqësohet gjendja

Është përkeqësuar më tej gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullator.

Sipas të dhënave nga spitali i Athinës, ku Kryepeshkopi po qëndron prej datës 3 janar, gjendja e tij ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe për këtë arsye është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më datën 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos