Dhjetëra autobusë dhe furgona me qytetarë nga Shqipëria, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy nga pikat turistike dimërore më të vizituara në Kosovë, janë regjistruar këtë të shtunë në doganën e Vërmicës, në hyrje të kufirit Shqipëri-Kosovë, raporton A2 CNN.
Qytetarët që vijnë, sidomos nga Tirana dhe pjesa jugore e Shqipërisë, pëlqejnë atmosferën, borën dhe natyrën që ofrojnë këto dy pika turistike.
Por drejtues të agjencive turistike shprehen të pakënaqur me mungesën e menaxhimit dhe mosrespektimin e disa rregullave nga Policia e Kosovës, në një kohë kur numri i vizitorëve nga Shqipëria në Prevallë dhe Brezovicë gjatë dhjetorit të kaluar dhe në janar të këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme. (A2 Televizion)