Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Reshjet e dëborës "paralizuan" qarkullimin e mjeteve, rihapet Rruga e Arbrit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2023, 11:12 | Aktualitet

Reshjet e dëborës "paralizuan" qarkullimin e mjeteve,

Zona e Dibrës ishte një nga më të prekurat nga moti i keq që mbërtheu vendin në 24 orët e fundit, me reshje të dendura dëbore, të cilat përfshinë zonat malore, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në bypass-in e Qafë Murrizit, duke u detyruar në mbrëmje që të kthehen drejt Tiranës. Situatën në terren e vëzhgoi edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Nga zona e Xibrit ndoqi nga afër përpjekjet e ARRSH-së për hapjen për qarkullim të Rrugës së Arbrit, e cila u bllokua për disa orë dhe u kërkoi qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto akse.

Pas apelit të Ballukut duket se puna për zhbollikimin e Rrugës së Arbrit ka vijuar gjatë gjithë natës me borëpastruese dhe autoritetet bëjnë me dije se gjatë paradites së të dielës është bërë e mundur rihapja për qarkullim të automjeteve.

Gjithashtu akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë - Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz,  janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i'u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.  Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet ndërkohë përsërisin thirrjen drejtuar përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu