Korça nën petkun e borës, akset ku duhen përdorur zinxhirët

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 18:37 | Aktualitet

Korça nën petkun e borës, akset ku duhen përdorur

I gjithë territori i qarkut Korçë është i përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vijojnë me intensitet prej disa orësh tashmë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme kanë shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore dhe kanë mundur të shmangin bllokimet e rrugës deri në këto momente.

Firmat kontraktore janë në terren duke punuar me borëpastruese që po hedhin kripë, në zonat më problematike.

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve. 

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve, në këto akse rrugore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi