Festat janë shqiptare, pushimet bëhen në shtetet e tjera

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 16:45 | Aktualitet



Festimet kuqezi kulmuan këtë nëntor me kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e 2024 me përqendrimin në Tiranë të shqiptarëve nga të gjitha trojet.

Një patriotizëm që duket se ka kapërcyer atmosferën e festiva kombëtare të nëntorit. 5 ditë pushim, nga fundjava e marta e mërkura e 28 e 29 nëntorit me të hënën në mes që vjen dhuratë nga qeveria.

Mjaftueshëm për një udhëtim jashtë vendit, çka familjet shqiptare duket ta kenë kthyer në traditë. 5 ditët e pushimit gëzojnë veçanërisht mësues, nxënës, punonjës të administratës publike, bankave dhe kompanive të mëdha. 

“Shkaku që shqiptarët rezervojnë për festat e nëntorit jashtë është se ato ditë kanë pushime dhe jo nga patriotizmi. Kjo është arsyeja. Kanë preferuar të udhëtojnë në Evropë, por dhe në rajon. Këto rezervime shkojnë nga 3-4 deri në 5 ditë pork a dhe 2 ose 3 ditore”, tha Fjorida Zani.

Koha shëron plagët, në këtë rast historia nuk ndikon të tashmen, teksa për ditën e pavarësisë nga Perandoria Osmane në 1912, sot destinacioni kryesor për shqiptarët mbetet Stambolli. Më pas vjen Roma si kryesuese e destinacioneve të preferuara ne kryeqendrat e Evropës, por nuk ndalen me aty.

“Turqia kryeson gjithmonë, Amsterdami, Roma, Parisi, por nuk ka ngelur pas as Dubai dhe disa vende të largëta”, shtoi ekspertja e turizmit.

Me një llogaritje arratisja patriotike për festa, varion nga 135 euro për dy ditë me autobus në Maqedoninë e Veriut, deri në 950 euro për një pushim të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Çmimet pak a shumë kanë qenë të njëjta se jemi kompani loëcost dhe cmimet kanë qenë pothuajse të njëjta. Nëse klientët do kishin rezervuar në avancë do kishin çmime më të mira, por shqiptarët rezervojnë në moment të fundit”, përfundoi Zani.

Nga ana tjetër të ulëta qëndrojnë rezervimet brenda vendit, kryesisht në Vlorën e qytetit e flamurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos