Nis bllokimi i rrugëve edhe në qarkun e Dibrës, ja akset e bllokuara nga dëbora

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 16:12 | Aktualitet

Nis bllokimi i rrugëve edhe në qarkun e Dibrës, ja akset e

Reshjet e dendura të dëborës vijojnë edhe në qarkun e Dibrës, e për pasojë tanimë disa prej akseve rrugore janë bërë të pakalueshme, e disa të tjera vetëm me zinxhirë.

Nga autoritet vendore bëhet me dije se konkretisht akse të pakalueshme janë: Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës.

Policia lokale sqaron se firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që pak  orë më parë i pakalueshëm u bë edhe bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit, ndërsa qarkullimi do të kryhet nga aksi i vjetër.

ARRSH i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të  lëvizin me goma dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos