Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë të ditur se nga kontrolli i ushtruar në kopshtet dhe çerdhet, të cilat ushtronin aktivitet pa licencë, janë proceduar penalisht 129 pronarë dhe administratorë të këtyre subjekteve.
Sipas Ballës, policia ka marrë masa me gjobë administrative për 18 subjekte, ndërkohë që në total janë kontrolluar 30 kopshte dhe çerdhe.
“Tiranë????#PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit????????♂️ kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht”, thuhet ne postimin e ministrit të Brendshëm. (A2 Televizion)