Për fat të keq, duhej të ndodhte rasti i dhunës ndaj 3-vjeçares nga edukatorja, për të zbuluar që në Shqipëri, ka ende çerdhe dhe kopshte që funksionojnë në kundërshtim me ligjit. Gjatë kontrolleve të bëra ditën e fundit nga policia, ka rezultuar se nga 201 kopshte te çerdhe të monitoruara, 81 prej tyre kanë rezultuar në kundërshtim me ligjin.
Më konkretisht, 63 çerdhe dhe kopshte u zbuluan se qëndronin hapur pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt. Ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërsa 18 prej tyre kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore.
Shumica e çerdheve dhe kopshteve që u gjetën në kundërshim me ligjin janë në Tiranë e në Durrës, për t’u ndjekur më pas nga Lezha, Shkodra, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.
Nisur nga këto shkelje, një ditë më parë Ministria e Arsimit njoftoi se do të ndërmarrë në reformë të thellë në arsimit parashkollor, që përfshinë edhe ndryshimin e ligjit, apo edhe një filtër të detajuar për kualifikimin e edukatoreve.
Kopshtet dhe çerdhet që u gjetën me shkelje
-Qarku Tiranë- Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pronarët/administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit:
A. B., 37 vjeçe, I. M., 49 vjeçe, L. O., 62 vjeçe, A. Y., 39 vjeçe, Xh. H., 68 vjeçe, M. Sh., 49 vjeçe, B. Gj., 60 vjeçe, G. T., 48 vjeç, A. N., 38 vjeç, F. D., 50 vjeçe, E. E., 42 vjeçe, B. H., 41 vjeçe, A. R., 55 vjeçe, B. M., 53 vjeç, E. K., 46 vjeçe, E. Th., 56 vjeçe, M. M., 20 vjeçe, Sh. R., 57 vjeçe, N. Q., 46 vjeçe, G. S., 48 vjeçe, I. M., 33 vjeçe, Gj. S., 61 vjeçe, P. U., 58 vjeçe, M. T., 58 vjeçe, B. Z., 31 vjeç, B. Z., 30 vjeç, J. M., 34 vjeçe, D. J., 35 vjeçe, E. D., 47 vjeçe, E. P., 45 vjeçe, L. P., 36 vjeçe, M. K., 34 vjeç, M. A., 47 vjeçe, A. A., 41 vjeç, M. J., 34 vjeçe, dhe E. N., 32 vjeçe, A. Sh., 41 vjeçe, A. H., 34 vjeçe, E. S., 35 vjeçe dhe N. Gj., 34 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
-Qarku Durrës- Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pronarët e subjekteve, shtetasit: D. J., 55 vjeçe, Z. D., 59 vjeçe, M. C., 31 vjeçe, K. D., 29 vjeç, A. K., 52 vjeçe, A. R., 52 vjeç, E. M., 39 vjeçe, E. Sh., 33 vjeç, N. G., 59 vjeçe, E. S., 49 vjeçe dhe L. K., 39 vjeçe, të gjithë banues në Durrës.
-Qarkun Lezhë- Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për administratorët e subjekteve, shtetasit: E. Sh., 55 vjeç, P. K., 65 vjeç, D. Ll., 29 vjeçe dhe F. T., 70 vjeç, të gjithë banues në Lezhë.
-Qarku Shkodër- Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për administratoret e subjekteve, shtetaset E. B., 25 vjeçe, D. B., 40 vjeçe, B. M., 26 vjeçe dhe E. A., 35 vjeçe, të gjitha banuese në Shkodër.
-Qarku Fier- Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për administratoret e këtyre subjekteve, shtetaset E. K., 47 vjeçe, banuese në Fier dhe B. M., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë.
-Qarku Vlorë- Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pronaren e subjektit, shtetasen E. T., 44 vjeçe, banuese në Vlorë.
-Qarku Gjirokastër- Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për administratoren e subjektit, shtetasen F. S., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
-Në qarqet e tjera janë ushtruar kontrolle në dhjetëra çerdhe dhe kopshte, ku nga verifikimet rezultoi se veprimtaria kryhej sipas përcaktimeve ligjore, me dokumentacion të rregullt. (A2 Televizion)