Qafë Thana nën “pushtetin” e borës, temperaturat disa gradë nën zero

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 16:26 | Aktualitet

 


Reshje të dendura bore kanë përfshirë mesditën e së shtunës dhe aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, dhe pikërisht në zonën e Qafë Thanës.

Intesiteti i borës vijon të jetë i lartë, por momentalisht nuk ka probleme me qarkullimin e  mjeteve, kjo dhe për shkak të pranisë së shtuar të policisë rrugore që po menaxhon situatën.

Duke qenë se temperaturat janë disa gradë nën zero, policia rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimri nëse do të kalojnë në këtë aks rrugor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos