Durrësi është përfshirë nga moti i keq paraditen e sotme. Stuhia me erë të fortë dhe shi e ka bërë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve gjatë paradites në rrugët e qytetit, shkruan A2 CNN.
Është pezulluar përkohësisht dalja në det e flotës së peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.
Burimet nga Porti Detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.
(A2 Televizion)