Iu nënshtrua një operacioni, kryeministri Rama del nga spitali

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 08:30 | Aktualitet

Iu nënshtrua një operacioni, kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri  Rama vijon të jetë në spital pas ndërhyrjes së një dite më parë nga hernia inguinale.

Mjekët bëjnë të ditur për A2 CNN se gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë ka qenë e mirë gjatë natës.

Ai pritet të lerë spitalin ditën e sotme pas disa ekzaminimeve rutinë sipas protokollit të ndërhyrjes.

Operacioni u realizua nën drejtimin e mjekut Arben Gjata, i ndihmuar nga Arben Beqiri, Dritan Rehovica, shefi i anestezi-reanimacionit Krenar Lila, dhe Saimir Kuçi.

Kryeministri e paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohej sërish për shkak të një problemi shëndetësor. Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, shkruan televizioni A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos