Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka prezantuar këtë të enjte drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Proda u përzgjodh pas konkursit në Ministrinë e Brendshme.
Ministri i Brendshëm u shpreh se në drejtimin e Prodës hapet një kapitull i ri në rrugën e përpjekjet e organizatës së Policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht edhe në mendësinë institucionale, shkruan A2.
“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht. E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri Hoxha.
(A2 Televizion)