“Po punojmë vetëm për të paguar qiranë”, rënia e fuqisë blerëse po falimenton tregun e madh në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
3 Tetor 2024, 11:36 | Aktualitet

Shpopullimi dhe rënia e fuqisë blerëse po falimenton edhe tregje që ndër vite janë cilësuar të mëdhenj.

“Ka qenë çik më bukur, por tani ka rënë puna, nuk ka lëvizje. Ka ikur rinia. Ky treg gumëzhinte më parë, tani kanë ikur. Fuqia blerëse është zero. Një tjetër arsye është se njerëzit nuk kanë të ardhura. Ne vijmë vetëm për të nxjerrë qiranë”, thonë tregtarët për A2 CNN.

Aktualisht në këtë treg zyrtarisht numërohen 130 tregtarë, referuar regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe nga viti në vit ky treg, i cili dikur ka patur rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të Durrësit, po shkon drejt uljes së numrit të tregtarëve duke rrezikuar mbylljen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos