Në “Ditari” i A2 CNN, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi se nuk ka një shifër konkrete të emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote, që do të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të vitit 2025.
Por, Balla bëri një përllogaritje të thjeshtë, nisur nga rezultati i Cens 2023, duke thënë se përafërsisht janë mbi 1.7 milionë votues.
“Nuk e kam këtë informacion të plotë, por siç ju thashë nëse shohim të dhënat e Censit të fundit, nëse marrim përqindjen e grup moshës 0-18 vjeç, pak a shumë i bie diku te 1.7 milionë votues, ose pak më shumë që janë jashtë territorit”, tha Balla në “Ditari” i A2 CNN. (A2 Televizion)