Rikthehet në detyrë oficerja e sigurisë në shkollën "Jan Kukuzeli" në Durrës

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 13:27 | Aktualitet

Rikthehet në detyrë oficerja e sigurisë në shkollën

Pas protestës të prindërve, publikimit të situatës dhe nënshkrimit masiv të peticionit, institucionet vendore arsimore në Durrës kanë njoftuar rikthimin në detyrë të oficeres së sigurisë në shkollën "Jan Kukuzeli”.

Më herët A2 CNN raportoi se autoritetet qendrore të Arsimit larguan oficerin e sigurisë së shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”, për shkak të mosplotësimit të numrit të nxënësve par të pasur një oficer sigurie, edhe pse në këtë institucion mësojnë mbi 320 nxënës nga klasa e parë deri në të 12.

Shqetësimi u ngrit nga stafi pedagogjik i shkollës dhe prindërit. Vetë drejtoresha e komanduar e shkollës tregoi në A2 CNN arsyet që i janë komunikuar për heqjen e oficerit të sigurisë nga agjencia kombëtare e arsimit parauniversitar.

Ndërkohë prindërit i shprehën se ndihen të pasigurt për fëmijët e tyre pa praninë e oficerit të sigurisë, duke dhënë edhe arsyet.

Prindërit kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë rikthimin në detyrë të oficerit të sigurisë në shkollën “Jan Kukuzeli”, duke paralajmëruar përshkallëzim deri në bojkot të mësimit nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos