Është shtyrë për më datë 6 nëntor në orën 11:00 seanca për marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.
Shkak është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë. Ai ishte parashikuar të paraqitej, këtë të mërkurë, në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të çelur për shpërblimet e tërmetit.
Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë:
“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe z.Suli të japë shpjegime. (A2 Televizion)