Studentët e Mjekësisë bllokojnë derën e rektorit, të hënën takim me Arben Gjatën

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 11:52 | Aktualitet

Studentët e Mjekësisë bllokojnë derën e rektorit,

Studentët e Mjekësisë bllokojnë derën e rektorit, Arben Gjata. Pasi ka përfunduar afati i vendosur prej tyre ku kërkojnë mosfirmosjen e kontratës pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, të rinjtë e kanë zhvilluar protestën në ambientet e brendshme të rektoratit. Ata kane bllokuar derën e rektorit me karrige e pankarta duke kërkuar reagim dhe zgjidhje.

Ndërkohë nga Rektorati u vendos që të hënën e 30 tetorit, në orën 08:30 do të takohet me një grup studentësh. Nëse këta të fundit marrin nga rektori përgjigje pozitive për të mos firmosur kontratën deri në vendimin e Gjykatës, studentët do të hyjnë në mësim. Në të kundërt do të vijojnë bojkotin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos