Stuhia godet Sarandën, makina të dëmtuara dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 08:18 | Aktualitet

Stuhia godet Sarandën, makina të dëmtuara dhe ndërprerje

Një stuhi e fortë përfshiu mbrëmjen e së martës qytetin e Sarandës, duke shkaktuar dëme materiale dhe probleme në furnizimin me energji elektrike, raporton A2CNN. 

Erërat e forta, të shoqëruara me vetëtima intensive, krijuan situatë të vështirë në disa zona të qytetit. Si pasojë e motit të keq, një pjesë e Sarandës mbeti pa energji elektrike.

Stuhia shkaktoi gjithashtu dëmtime në automjete, ndërsa era e fortë dëmtoi çadra, tavolina dhe struktura të jashtme të disa lokaleve dhe bareve përgjatë vijës bregdetare.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia.

Stuhia godet Sarandën, makina të dëmtuara dhe ndërprerjeStuhia godet Sarandën, makina të dëmtuara dhe ndërprerje (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos