Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Temperaturat deri në -11, ARRSH jep detaje mbi situatën e motit të keq në vend

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 09:07 | Aktualitet

Temperaturat deri në -11, ARRSH jep detaje mbi situatën e motit

Orët e fundit vendi ynë po përballet me një mot të keq, me reshje shiu dhe bore. Ndërsa, Autoriteti Rrugor informon mbi situatën në terren. Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të borës në zonat veriore, por është rritur në juglindje.

Në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani