Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Izolohet juglindja, trashësia e borës ka arritur në 50 cm, ngricat janë kudo

Nga Artin Halili
21 Janar 2024, 09:03 | Aktualitet

Pothuajse të gjitha fshatrat e njësive administrative të zonave malore të juglindjes së vendit janë të izoluara. Kalimi me vështirësi me zinxhirë bëhet vetëm në pjesën më të madhe të qendrave administrative. Më tej edhe për shkak të trashësisë se dëborës që ka shkuar deri në 50 cm është thuajse e pamundur lëvizja.

E rëndë paraqitet e tillë edhe në fshatrat e Voskopojës, Lekasit, Vithkuqit në bashkinë e Korçës që janë të izoluar nga bora e madhe ashtu si  paraqitet në të gjitha fshatrat e njësive administrative Dardhas, Trebinjë e Velçan në bashkinë e Pogradecit.

Për shkak të trashësisë se madhe te dëborës e rënë paraqitet situata edhe në gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në fshatrat e njësive administrative Gorë e Moglicë të bashkisë së Maliqit.

Trashësia e dëborës ka bërë të vështirë qarkullimin e banorëve edhe në fshatrat e bashkisë së Kolonjes, aty ku ditën e djeshme në kthesën e Barmashit disa automjete janë bllokuar e është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë në këto mjete.

Më shumë se 20 mjete borëpastruese prej më shumë se 20 orësh vazhdojnë të punojnë për të mbajtur nën kontroll kalimin e mjeteve në akset kryesore nacionale të juglindjes, përfshi këtu Kapshticë - Qafë Thanë.

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit janë të kalueshme por policia e qarkullimit rrugor u kërkojnë drejtuesve të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë ashtu siç u kërkohet qarkullimi me goma dimërore edhe në akse të tjera nacionale.

Problemet me energjinë pjesa më e madhe janë riparuar nga grupet e OSHEE por sërish në të gjjtha bashkitë e juglindjes ka fshatra pa energji ku po punohet për rikthimin e saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu