U bllokuan në rrugën e vjetër Korçë-Ersekë, policia ndihmon 13 qytetarë

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 08:11 | Aktualitet

Mbrëmjen e djeshme Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën të bllokuar në aksin rrugor Korçë-Ersekë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër "Korçë-Ersekë", pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve  të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre  ishin të pa pajisur  me zinxhirë .

Në fshatin Qafëzezë, shërbimet e Policisë me automjetet e tyre të kalueshmërisë së lartë ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete,  si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte  mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Qytetarët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos