Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Zero raste me fruth, Gjirokastra, qarku me mbulim më të gjerë vaksinal të popullatës

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 12:24 | Aktualitet

Zero raste me fruth, Gjirokastra, qarku me mbulim më të gjerë

Ndërsa autoritetet shëndetësore në vend kanë rritur vigjilencën ndaj përhapjes së fruthit në vendin tonë, qarku i Gjirokastrës duket se është në pararojë jo vetëm sa i takon shkallës së vaksinimit ndaj kësaj sëmundje, por edhe bërjes së vaksinave të reja.

Fatmirësisht në këtë qark ende nuk është regjistruar asnjë rast me fruth, ndërsa ekipet e zyrave vendore të shëndetit kanë nisur takimet sensibilizuese në kopshte, shkolla dhe subjektet që kanë përqendrim të lartë punonjësish në ambiente të përbashkëta.

Pavarësisht mbulimit të kënaqshëm vaksinal ndaj fruthit, autoritetet e shëndetit publik në Gjirokastër synojnë ta çojnë në 100 për 100 numrin e personave të vaksinuar duke apeluar dhe grupet që kundërshtojnë kryerjen e kësaj vaksine te fëmijët e tyre.

Stafet pedagogjike në Gjirokastër janë orientuar që të raportojnë çdo rast që mund të gjatë ushtrimit të detyrës së tyre me shenja dhe simptomat e para, në mënyrë që të shmanget përhapja eventuale e fruthit, i cili është mjaft ngjitës në ambiente me shumë persona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi