Buxheti, një në tre lekë që do të shpenzohen vitin e ardhshëm, do të shkojnë për “mbrojtjen sociale”

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 16:30 | Ekonomi

Buxheti, një në tre lekë që do të shpenzohen vitin e

Nga rreth 9 miliardë euro në total që përllogaritet buxheti i vitit 2026, rreth 3 miliardë euro do të shkojnë për kategori të cilat kanë nevojë për “dorën e shtetit”.

Fondi prej rreth  miliardë euro, vitin e ardhshëm, pritet të shkojë për rritjen e pensioneve, pagesën e ndihmës ekonomike apo papunësisë. Gjithashtu, një pjesë e parave do të shkojnë për vijimin e financimit të programit të “Bonusit të Bebes”, shkruan A2 CNN.

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të shpenzimeve në drejtim të mbrojtjes sociale në raport me totalin në Ballkanin Perëndimor. Kjo për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, e cila u zgjerua edhe më shumë nga kriza e çmimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos