Rritet buxheti për arsimin, si do të ndahen paratë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 16:17 | Ekonomi

Rritet buxheti për arsimin, si do të ndahen paratë

“Nuk mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nën-financimit publik”. Kjo tezë është pranuar edhe nga qeveria. Ndaj Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 62 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin (pas sportin tashmë) rritet në mbi 64 miliardë gjatë 2026-s

Arsimi bazë, ku përfshihet edhe parashkollori do të marrë pjesën më të madhe të parave, gati 37 miliardë lekë, ndjekur nga arsimi universitar dhe ai i mesëm. Pjesa tjetër e parave shkon për shkencën dhe zhvillimin e sportit.

Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin vitin e ardhshëm do të jetë sa më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2026-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë, shkruan A2 CNN.

Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon. Kosova kryeson me 4.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos