Detyrime të reja për bizneset, kontratë sigurimi për bombolat me gaz, hidrogjen e oksigjen

Nga Marinela Lina
9 Maj 2024, 15:11 | Ekonomi

Për t’u paraprirë ngjarjeve të rënda të cilat kanë përfshirë vendin vitet e fundit sidomos gjatë sezonit të verës, por dhe për të shtuar sigurinë, bizneset duhet të zotërojnë kontratën e sigurimit. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare është detyrues për të gjitha bizneset.

“Të gjitha kategoritë e operatorëve ekonomikë, sipas  këtij vendimi,  do  të  jenë  përgjegjëse  për  të përmbushur  detyrimin  për  të  lidhur  kontratën  e sigurimit të përgjegjësisë civile, si dhe për rinovimin e  saj  pa  shkëputje,  përgjatë  të  gjithë  periudhës  së shfrytëzimit të pajisjeve/instalimeve nën presion.”, shprehet drejtori i zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Kanë qenë jo të pakta shpërthimet e bombolave që kanë marrë edhe jetë njerëzish. Ndaj ky vendim mirëpritet nga institucionet kontrolluese të tregut. Drejtori i zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tregon jo vetëm edhe rastet, por dhe produktet që paraqesin më shumë rrezikshmëri si pasojë e mossigurimit të pajisjeve.

"Rrezik paraqesin edhe bombolat mbi 5 litërshe që i përdorim në shtëpi apo biznese. Gjithashtu të detyrueshme për t’ju nënshtruar sigurimit janë edhe kaldajat e avullit, pajisjet e cilësuara nën presion, ato për gazrat teknik hidrogjen e oksigjen, stacionet e hidrokarbureve, si dhe linjat teknologjike e pajisjet për shuarjen e zjarrit.", vijon Goxhaj.

Sigurimi  i  detyrueshëm do të kryhet  vetëm  pasi operatori  ekonomik  ka  regjistruar  pajisjen/instalimin   nën   presion   pranë   Inspektoratit   Shtetëror Teknik dhe Industrial. Ky institucion do të duhet të kryejë edhe inspektime në mënyrë që të garantohet Zbatimi i rregullave të reja nga subjektet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos