Minimumi jetik kalon në komisione! Deputetët e opozitës: Keni frikë të diskutoni propagandën e Ramës

Nga Marinela Lina
8 Maj 2024, 22:47 | Ekonomi

Minimumi jetik kalon në komisione! Deputetët e opozitës: Keni

Përcaktimi i një minimum jetik në vend për tu ardhur në ndihmë më së shumti shtresave në nevojë, tashmë ka kaluar edhe në diskutimet në komisionet parlamentare.

Akordimi i një shume prej 200 eurove  për person kryesisht për pensionistët, të papunët apo dhe shtresat në nevojë, është kërkesa që një grup i deputetëve të opozitës kanë dorëzuar në Kuvend.

“Propozojmë që minimumi nga 200 euro. Kjo kategori nën këtë pagese prej miratimit të ligjit jo më kaq. Ndihmë 70 80 mijë lekë pagesa e papunësisë 200 euro pagesat e paaftësisë dhe pensionet janë nën këtë shifër”, tha Albana Vokshi, deputete e PD. 

Minimumi jetik një premtim i qeverisë Rama që prej ardhjes në pushtet u cilësua si një propagandë nga opozita, për të cilën deputetët e mazhorancës kanë frikë ta diskutojnë sipas tyre.

“Kryeministri juaj ka akuzuar qeverinë e shkuar që se ka bërë e bëri shumë mirë. Tani i qëndroni kësaj gjëje që se keni realizuar? 1.35 Mund të thoni do marrim kohë . S’ka asnjë nga ju kurajo që të thotë kryeministri ka bërë propagandë”, tha Petrit Vasili.

“Ekziston varfëria ekstreme edhe në Tiranë pak larg qendrave kryesore. Duhen marrë masa se është e vonuar si nismë. Kolegët e mazhorancës të sensibilizohen”, tha Ilda Dhori, deputete e Partisë Demokratike.

Pyetjeve dhe akuzave të opozitës se përse nuk po pranohet një nismë e tillë, deputetët e Partisë Socialiste ju përgjigjën me reformat e bëra nga qeveria në ndihmë të këtyre shtresave.

“Nisma e minimumit kërkon cik vëmendje. Kini parasysh që ka rënë niveli I varfërisë. Këtu të shohim ca influence ka patur paga minimale, reformat e bëra”, u shpreh Milva Ikonomi, deputete e Partisë Socialiste.

“Kemi patur rritje në çdo nga treguesit për t’u ardhur në ndihmë”, tha Mirela Pitushi, deputete e Partisë Socialiste.

Çështja  e minimumit jetik është trajtuar si problematikë nga disa grupe deputetësh të cilët i kanë depozituar nismat në Kuvend.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli