Kreditë mbesin të shtrenjta! Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit për lekun

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 22:49 | Ekonomi

Kreditë mbesin të shtrenjta! Banka e Shqipërisë mban të

Me gjithë rënien e inflacionit, normat e interesit nuk do të ulen... të paktën për momentin.

Ajo do të mbesë në nivelin 3.25 për qind. Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko argumentoi se norma aktuale e interesit i përgjigjet situatës.

Sejko paralajmëroi nga ana tjetër se në rast se do të duhet, Banka do të ndërhyrë. Norma bazë e interesit u rrit për herë të fundit në dhjetorin e  vitit të shkuar duke shtrenjtuar këstet e kredive të qytetarëve që kishin marrë hua në lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos