"Edhe në sytë e botës të nënpërdorur,” ekspertët: Banka Botërore po sheh realitetin shqiptar të punësimit

Nga Marinela Lina
13 Prill 2024, 14:32 | Ekonomi

“Shqipëria është në këtë pozicion që ka ofron mundësi punësimi por ka një nivel të ulët inovacioni, kapitali njerëzor është i nënpërdorur dhe jo i fuqizuar. Kërkohen më shumë njohuri ndaj burimeve njerëzore dhe tani për tani nuk e shohim këtë.”

Përballë një emigracioni masiv, realiteti shqiptar i kushteve të punësimit ka mbërritur edhe në sytë e botës. Deklarata e menaxherit të Bankës Botërore për tregun në Shqipëri, sipas ekspertëve vjen në momentin e duhur, si një thirrje që bizneset të zgjohen dhe të mendojnë në afatgjatë.

“Kjo deklaratë nga banka s’është aspak jashtë realitetit. Kemi dhe disa kompani që mund të bëjnë dallimin po pjesa më e madhe nuk ndalet. Janë vetëm në një lloj gjendje të mbyllim nevojat, të ofrojnë dicka në ofertë monetare po asnjë element tjetër,” shprehet Klodian Shaqiri, ekspert punësimi.

Është mungesa e inovacionit në biznese, por dhe mungesa e trajnimeve apo kualifikimeve, sipas ekspertëve të punësimit, që vazhdojnë të nxisin fuqinë punëtore të largohet nga vendi.

“Kur flasim për kapital njerëzor s’merret parasysh se ajo në vetvete është vendosja e individit në një pozicion më ndryshe. Ka disa kompani që vendosin kalendar trajnimesh por është shumë e pakët. Trajnimet i bën telekomunikacioni, institucionet bankare por dhe turizmi së fundmi.”

Në fundin e 2023 punësimi në vend u rrit lehtësisht me 0.2% duke arritur në 66.7%. E cila u reflektua më shumë tek burrat dhe shënoi rënie tek gratë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli