Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Mbjellja e pemëve në rrugën Tiranë-Durrës, plas debati në A2 Business

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 21:16 | Ekonomi

Mbjellja e pemëve në rrugën Tiranë-Durrës ka nxitur debatin në studion e A2 Business mes drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe eksperti të sigurisë rrugore Artur Sulçe. Duke folur për evolucionin e transportit në vendin tonë, Evis Berberi deklaroi se që nga viti 2013 po investohet në akse kryesore pasi pas viteve 90 sipas tij pati zhvillim kaotik të ndërtimit të rrugëve. Kjo deklaratë e nxiti ekspertin Sulçe të ngrejë disa pikëpyetje, që nga mbjella e pemëve në rrugën Tiranë Durrës, kur me VKM dhe rregullore nuk lejohet, apo për autostradat që janë projektuar me 120-130 km në orë dhe lëvizet me 60 km në orë.

Pjesë nga debati

Evis Berberi: Pas viteve 90 patëm zhvillim kaotik pa shtyllë kurriozre., që nga viti 2013 po investojmë në akse kryesore si aksi veri jug Korridori Adriatiko-Jonian dhe Korridori 8.

Artur Sulçe: Kanë qenë projekte para 2013-ës.

Evis Berberi: Kanë qenë shtigje, tani po bëhen autostrada. Në shtigje kalojën dhitë e automjete bujqësore.

Artur Sulçe: Si ka mundësi që në autostradë e projektuar me shpejtësi 120 km vazhdon lëvizja me 60 km në orë? Se ju asnjë punë nuk e keni përfunduar.

Evis Berberi: Para viteve 2013 u sulën të gjithë dhe ndërtuan ç’të mundnin në këto rrugë dhe nuk u ndërtuan me standardin e duhur. Kam mbi 20 vjet që merrem me infrastrukurën rrugore.

Artur Sulçe: Si e koncepton mbjelljen e pemëve në rrugën Tiranë-Durrës dhe vendosjen e saçmave të betonit? Ndërkohë që keni pasur VKM të vitit 2000 që nuk lejohet mbjellja e pemëvve në rrugën interurbane kryesore në distancën 25 m nga kufiri fundor.

Evis Berberi: Ne po merremi me akset kryesore dhe pastaj në mënyrë kapilare të shpërndahesh në gjithë zonat.

Artur Sulçe: Nuk lejohen pemët.

Aktualisht në vendin tonë janë 3606 km rrugë, ku qarkullojnë 848 mijë automjete qarkullojnë pjesa më e madhe për përdorim personal, ndërsa më shumë se 1/3 e tyre në qarkun e Tiranës.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu