Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Një plan për papunësinë, qeveria përfshin në dokument ulje me 0.3% çdo vit

Nga Marinela Lina
25 Janar 2024, 17:29 | Ekonomi

Teksa priten shifrat zyrtare të tremujorit të fundit të vitit që shkoi, papunësia deri ne shtator 2023 ishte 10.5%. Sipas një plani të qeverisë për reduktimin e vitpasvitshëm të saj, në 2026 parashikohet që niveli i  papunësisë të jetë 9.5%. Në dokumentin e reformave ekonomike.

Një plan për papunësinë, qeveria përfshin në

Specifikohet se qëllimi do të arrihet nëpërmjet rritjes së punësimit me 0.3% çdo vit, ku shërbimet të kontribuojnë më shumë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Papunësinë më të lartë në vend e regjistrojnë të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se për 3 mujorin e tretë të 2023, ky nivel arriti në 22%.

Janë kushtet e punës dhe pagesa, faktorët që i largojnë të rinjtë nga tregu i punës sipas ekspertëve dhe këtu, thonë ata, duhet të orientohet vëmendja e qeverisë.

Në dokumentin qeveritar pohohet se hendeku gjinor në punësim mbetet ende një problem. Niveli më i lartë i papunësisë në Shqipëri regjistrohet tek femrat me 11.1% ndërsa meshkujt në 10.1%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë