Pro dhe kundër, debati për dhomën e detyrueshme ekonomike kombëtare

Nga Marinela Lina
26 Janar 2024, 18:01 | Ekonomi

Krijimi i një Dhome Kombëtare Ekonomike sipas modelit kontinetal, ku të gjitha shoqata, unionet apo dhomat tregtare në vend do të përfaqësohen nga 1 e vetme, ka ngritur shqetësimin e këtyre të fundit.

Një iniciativë e prezantuar nga qeveria që në 2015, do të kundërshtohet nga sipërmarrjet të cilat e konsiderojnë një monopolizim për të mos deleguar problematikat në vend.

“Është një gjë që ne nuk ja kemi kërkuar pse shqetësohet qeveria. Janë shumë dhe do t’i përmbledh në një? Si i bie do centralizojë gjithçka, ne ishim 40 vjet do shkojmë prapë atje?”, theksoi Theodhor Kristuli, nga Unioni Tregtar Agroushqimor.

Në një draft paraprak të përgatitur specifikohet se anëtarësimi i subjekteve tregtare do të jetë i detyrueshëm në harmoni me normat kushtetuese dhe modelet ndërkombëtare. Gjithashtu bizneset do të paguajnë një kuotë të caktuar në varësi të xhiros.

“Nuk është problem që qeveria të mbledh 20-30 milionë euro në vit. “Në analogji mund të ndodhi fenomeni tjetër që zëri i biznesit mos të dëgjohet më e cila do sjelli në rrënim ekonomik. Nuk do funksionojë kjo gjë se s’jemi në atë lloj ekonomie”, u shpreh Theodhor Kristuli nga Unioni Tregtar Agroushqimor.

Nga ana tjetër nisma vlerësohet pozitivisht nga dhomat, pjesë e kësaj nisme. Një prej tyre është ajo tregtisë dhe industrisë Tiranë.

“Shqipëria duhet të zgjedhë një model ose atë anglosakson ose kontinental për të orientuar krijimin e dhomës ekonomike. Si kryetar i dhomës industrisë dhe tregtisë të qarkut tiranë kemi informacion sesi funksion dhe çfarë ligjesh duhen për dhomat e tregtisë. 70% e vendeve e BE kanë një ligj ku sipërmarrjet që operojnë në aktivitet privat dhe shtetëror janë të detyruar të regjistrohen në këtë dhomë”, deklaroi Nikolin Jaka.

Por çfarë detyrash pritet të realizojë Dhoma Kombëtare Ekonomike?

“Është partneri i dialogut me qeverinë. Është oponenti kryesor për aktet ligjore që cenojnë sipërmarrjen private. Është promotori kryesor i zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Harton trajnime aftësime profesionale shtëpi biznesi, panaire konferenca të gjitha këto duhet të orientohen nga dhoma ekonomike kombëtare”, u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Në dhomën ekonomike Kombëtare do të përshihen rreth 180 dhoma ekonomike të cilat përfaqësojnë interesat e sektorëve të ndryshëm, ndër të cilët, ndërtimi, industria, tregtia, bujqësia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos