Minimalisht 800 lek/ditë për person, pse Tirana është qyteti më i shtrenjtë në rajon

Nga Marinela Lina
12 Janar 2025, 14:32 | Ekonomi

“Shumë e shtrenjtë është. Është e dhimbshme.”

Kostot e qirasë, ushqimet, çmimet e restorantit, fuqia blerëse por dhe shpenzimet e tjera. Janë këta shkaktarët që e rendisin Tiranën ndër qytetet më të shtrenjta.

Sipas Numbeos, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë, kryeqyteti shqiptar renditet më i shtrenjti në rajon por dhe ndër më të shtrenjtët në Europë.

“Për pagat dhe standardin që kemi ne janë lart.”

Është ushqimi një nga treguesit bazë në të cilët bëhet përllogaritja. Një qytetar shqiptar minimalisht sipas këtij raporti harxhon në ditë 814 lekë për ushqim. Më shumë se çdo qytet i rajonit por duke ju afruar edhe Greqisë e Romës. Teksa edhe kostoja e të shpenzuarit në restorant qëndron më e lartë s evendet e tjera.

“Mbi 100% janë ngritur ato baziket që marrim ne, sheqeri vaji janë rritur shumë.”

“Personalisht mendoj se janë të shtrenjta. Mundohemi që ti marrim me kosto të ulët që të gatuajmë në shtëpi. Me pagat në vend janë të larta, e shtyjmë me zor.”

Duke patur kosto më të lartë jetese, fuqia blerëse e shqiptarëve qëndron më e ulët se e rajonit. Në 43.1% llogaritet Tirana ndërsa vlera më e lartë e aftësisë për të blerë arrihet në Beograd.

Ndonëse më të lartët për ushqimet dhe shpenzimet e tjera, Tirana duket se ka çmime më të ulëta të qirasë krahasuar me qytetet e tjera të rajonit dhe Europës sipas raportit. Por a rezulton kështu dhe për qytetarët?

 “Paguaj 400 mijë lekë për qiranë ndonëse e ndaj me shoqet. Është shumë shtrenjtë krahasuar me pagat, por shtyjmë s’kemi ç’bëjmë.

“Kam djalin me 3 fëmijë me qira shteti duhet ti ndihmojë.”

Ndërsa Shqipëria përballet me sfida si rrogat më të ulëta në rajon dhe çmime të larta për ushqime, qytetet e tjera të rajonit duket se arrijnë të mbajnë një ekuilibër më të mirë midis kostove të jetesës dhe fuqisë blerëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos