"Kujdes kur jepni kredi", Sejko porosit bankat: Qasja e kujdesshme në financim është një kusht themelor

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 15:45 | Ekonomi

"Kujdes kur jepni kredi", Sejko porosit bankat: Qasja e kujdesshme

Sektori bankar është i shëndetshëm, por rreziqet në horizont nuk mungojnë. Me këtë parlajmërin, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kërkoi nga institucionet financiare në vend të tregohen të kujdesshme kur u japin kredi individëve.

Ai kërkoi gjithashtu nga këto të fundit investojnë në teknologji, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online.

Sejko përsëriti thirrjen ndaj bankave që të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve brenda vitit 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos