Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave

Nga Marjo Brakaj
17 Janar 2024, 11:24 | Ekonomi



Pas Maqedonisë së Veriut, Shqipëria ka ndalur importet e derrave edhe nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika.

Kjo pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”. Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një afat të pacaktuar.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria dhe Gjermania është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli