Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Shtohen pagesat e papunësisë në buxhet. Shkurtime nga puna, faliment, ndërprerje kontratash

Nga Marinela Lina
17 Nëntor 2023, 17:18 | Ekonomi

709 milionë lekë kemi nxjerrë nga buxheti i shtetit për të papunët e regjistruar deri në muajin tetor. Pagesa e papunësisë ose thënë ndryshe ndihma mujore që jepet për persona të kategorizuar nga zyrat e punës si të papunë, për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës apo dhe falimentimit të ndërmarjes, janë 93 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritja e pagesave të tilla konsiderohet shqetësuese nga ekspertët të cilët thonë se zyrat e punës nuk po i adresojnë qytetarët drejt kërkesave të tregut.

Qytetarët të pyetur për funksionin e zyrave të punës shprehen të pakënaqur përballë adresimit të nevojave të tyre për t’u përfshirë në tregun e punës. 

Periudha që mund të përfitojë një qytetar nga këto pagesa varion nga 3 muaj në 12 muaj, në varësi të periudhës së siguruar. 

Pagesat e papunësisë arrijnë deri në 50% të pagës minimale në shkallë vendi. Në 2024, për këtë zë është parashikuar nga buxheti i shtetit 800 milionë lekë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli