Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Turizmi 2024, çfarë presim? Sistem i ri statistikor, e ftuar nderi në panaire dhe objektiv 15 milionë turistë

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 18:07 | Ekonomi



Vitin 2023 e cilësuan një sukses ndërsa në 2024 janë tashmë të angazhuar për të sjellë një performancë të mirë në turizëm.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet A2cnn ndan objektivat dhe ndryshimet që sektori i turizmit do të ketë për këtë vit të ri.  Për një shifër sa më të saktë të turistëve, përllogaritje e numrit të tyre do të jetë ndryshe. 

“Kemi firmosur sivjet një marrëveshje nga marsi 2024 deri në 2025 Shqipëria do të mbajë vendin e nderit. Dhe kuptohet që Shqipëria do të jetë në fokus në mediat ndërkombëtare. E një sërë panairesh të tjera dhe pjesëmarrjesh”, u shpreh zv.ministrja Bello.

“Ndërhyrja pozitive për të ngritur një sistem statistikor me të dhënat ku edhe strukturat e sektorit privat të bëhet pjesë ashtu siç edhe njësitë vendore do të hyjnë, pastaj të gjitha institucionet do të kenë një ndihmë të madhe në politikbërje këto të dhëna”, shtoi ajo.

Por cili është objektivi në 2024 përsa i përket numrit të turistëve?

“Nëse do të bënim një parashikim pse jo të kalojmë 10 milionë shifrën e 2023, por dhe 15 milionë mund të arrijmë vitin që vjen”, tha zv.ministrja.

Sipas zëvendësministres Bello një rol kyç vitin e ardhshëm pritet të luajnë ndryshimet në  ligjin për turizmin pasi të hyjnë në fuqi të cilat do të sjellin më tej formalizmin e sektorit.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani